Rreziku i një qarku të shkurtër global edhe në futboll ishte një hipotezë që nuk ishte fshehur shumë që nga momenti kur aktivitetet e këtij sporti rifillian. Impenjimet e skuadrave kombëtare në kulmin e sezonit futbollistik dhe në mes të pandemisë Covid që nuk po rresht të shkaktuari dëme, po shkaktojnë pjesën tjetër të problemeve. Në [prag të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2022 dhe Kupës së Afrikës, nëpër Evropë janë shfaqur disa raste problematike me futbollistë që janë konsideruar të pamundur për t’u grumbulluar me kombëtaret e tyre. Duke lënë mënjanë amerikanolatinët për të cilët CONMEBOL i ka pezulluar ndeshjet e radhës kualifikuese, në Francë, Poloni e bvende të tjera tensioni po rritet.
Kështu Bayerni nuk ka ndërmend të lejojë Lewandowskin dhe Alabën të bashkohen me Poloninë për ndeshjen me Anglinë dhe Austrinë për sfidën me Skocinë për shkak të problemit të karantinimit të tyre në momentin kur të kthehen nga transfertat. Por në Francë situata është akoma më e komplikuar pasi bllokohen shumë futbollistë që janë thirrur nga skuadrat e tyre për Kupën e Afrikës
Grumbullimet e kombëtareve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Afrikës janë të kushtëzuara for pasi futbollistët e Ligue 1 dhe Ligue 2 nuk lejohen të largohen nga evropa. 40 klubet e dy kategorive më të larta të futbollit francez votuan në mënyrë unanime për të ndaluar futbollistet e tyre që të lënë BE dhe hapësirën e Eurozonës, pasi në momentin që ata do të kthehen në Francë do të jenë të detyruar të hyjnë në karantinë
Federata Senegaleze e Futbollit u përpoq që të merrte lejen nga ajo Franceze duke e konsideruar si diskriminuese këtë zgjedhje që privon skuadrën senegaleze nga 12 futbollistë nga 26 të grumbulluarit e trajnerit. Për shkak të pandemisë Covid-19 FIFA e lehtësoi rregullin e saj për grumbullimet e lojtarëve me kombëtaret duke i lejuar klubet që të mbajnë futbollistët në rast karantinimi të detyrueshëm në momentin që kthehen nga ndeshjet e kombëtareve.
Në telashe është edhe Polonia që rrezikon të humbasë menjëherë 3 sulmuesit kryesorë të saj. Përvec Lewandowskit, mund të mos bashkohen me kombëtaren as Piatek dhe Milik për ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Hungarisë, Andorrës dhe Anglisë. Edhe pse Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Polake, Maciej Sawicki siguroi se do të bëhet cdo sforco për të garantuar praninë e të gjithë futbollistëve në dispozicion të Paulo Sousas, por rregullat që janë në fuqi në Gjermani e Francë po shtyjnë edhe Herthan e Marseille të mos lejojnë lojtarët e tyre të bashkohen me kombëtaren.
Sfidanti.al