Betejën për Hazarin e fiton Reali, Belgjika tërhiqet për operacionin

Nuk dihet se cili është varianti më i mirë, dhe besohet edhe vetë lojtari e ka pasur një mendim. Reali dhe Belgjika bënë duel për fatin e Eden Hazarit që u dëmtua sërish në Spanjë dhe që ishte sërish në prag të operacionit. Madrilenët ishin kundër operimit, pasi do të humbiste sezonin, ndërsa “djajtë e kuq” nga Brukseli gjykonin se ishte më mirë që numri 10 të kalonte “nën thikë” dhe pastaj të ishte gati për Europianin. Siç informojnë gazetat spanjolle, Hazar nuk do të operohet, pra fitoi versioni i Realit, ndonëse u arrit një kompromis. Madrilenët kërkuan që një fizioterapist i kombëtares belge të shkonte në Spanjë për të ndjekur nga afër procesin e riaftësimit të yllit ofensiv.

Sfidanti.al