Fiorentina, një skuadër ku golat vijnë nga … Kisha!

Quhet Kisha e Re, më falni, Kieza Junior, njeriu që po ndihmon Fiorentinën që të shkëlqejë. “Vjollcët” fituan 3-0 në fushën e Kievos në Veronë, dhe pas një fillimi të dobët të kampionatit, tani po ngjisin shkallët dhe i janë afruar Atalantës. Është ende prapa ekipi i trajnerit Paulo Souza, por ka besim dhe entuziazëm. Me 33 pikë të fituara deri tani, ndoshta mund të mendojë për të kërcënuar edhe vendin e pestë të Milanit.

Nuk shkëlqeu skuadra nga Firence, luajti pak, por shënoi shumë, dhe autorë ishin Kristian Tejo ardhur nga Barcelona, Huma Babakar me penallti, dhe pikërisht Federiko Kieza, djali i ish-sulmuesit Enriko Kieza.

Sfidanti.al