F1, testet në Bahrein, Mercedes ‘ringjallet’ me Bottas

Pas një fillimi të vështirë, Mercedes kthehet të pozicionohet përpara të gjithëve në klasifikimin e kohëve të regjistruara në ditën e dytë të testeve që po zhvillohen në pistën e Sakhirit në Bahrein. Ishte Valtteri Bottas ai që i zbardhi faqen skuderisë gjermane teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë, 30 sekonda e 289 të mijtat.

Finlandezi la pas tij, pilotin e Alpha Tauri, Pierre Gaslu me 124 të mijtat më shumë, ndërkohë që surprizën e bëri Williams i Nicolas Latifi që shënoi kohën e tretë më të mirë. Te Ferrari ndizen sirenat e alarmit. Në sesionin e pasdites të testeve të së shtunës, Charles Leclerc nuk arriti dot të shkojë më shumë se vendi i 6 pas Alfa Romeos të Giovinazzi me 597 të mijtat më shumë se Bottas, por ajo që shqetëson më shumë është ritmi i garës i Kokëkuqes Italiane

Nuk shkuan mirë gjërat për Hamilton as në këtë ditë të dytë testesh, me britanikun që provokoi edhe valëvitjen e flamurit të kuq të ndërprerjes së testeve. Ndërsa Carlos Sainz me Ferrarin shënoi kohën e 13.

Sfidanti.al