Tom Brady rinovon me Tampa Bay, Cam Neëton me New England Patriots, janë këto lajmet e ditës përsa i përket merkatos së National Football League. Sigurisht lajmi kryesor është ai që Tom Brady do të jetë në fushën e lojës deri në moshën 45 vjecare me kampionët në fuqi të NFL duke e rinovuar kontratën me ta edhe për 2 vjet të tjerë.
Ndërsa në krahun tjetër, Newton, pasuesi i Brady, pati probleme me rendimentin e tij e megjithatë klubi nga Boston e konfirmoi besimin ndaj tij teksa i ofroi një kontratë të re madje edhe me rritje page edhe pse Neë England dështoi në fazën e playoffit
Neëton, 32 vjec rinovoi me një vit kontratën me Patriots për një pagë rreth 14 millionë Dollarë, 8 milionë të garantuar dhe pjesa tjetër në formën e bonuseve. Me kontratën e tij të mëparshme ai kishte 2 milionë Dollarë të garantuar, që do të thotë se paga e tij e garantuar është 4-fishuar.
Sfidanti.al