Inter, 10 rregullat e Contes për të fituar titullin në Serie A

Gjashtë pikë avantazh nga vendi i dytë, 7 fitore radhazi; Interi po vrapon drejt titullit dhe pas një pjese të parë të sezonit zhgënjyes të shoqëruar me eliminimin fillimisht nga Liga e Kampiooneve dhe më pas nga Kupa e Italisë, tani duket një makinë perfekte. Meritën e kanë golat e Lukakut,kompaktësia si skuadër dhe një mbrojtje solide, por edhe një dekalog i imponuar nga Antonio Conte futbollistëve të tij. Janë 10 rregulla që duhen ndjekur për të shkuar te triumfi

Sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, ishte pikërisht fushata e shëmtuar evropiane që solli disa ndryshime në Pinettina. Metodë e re dhe disiplinë për t’u respektar të imponuara nga Conte për të rikthyer Interin te titulli. Ky është dekalogu:

  1. Fitohet me fakte dhe në grup, jo proklamime
  2. Senatorët duhet të jenë në shërbim të më të rinjve
  3. Ndaj Covid, duhet treguar kujdes edhe në familje
  4. Jo strese jashtë fushe, që nga seksi deri te fëmijët
  5. Flihet në shtëpi, por besimi nuk lihet pas dore
  6. E ndaluar të heqësh dorë. Kush humbet topin ka 5 sekonda për ta rimarrë
  7. Ushqim i personalizuar dhe matja e peshës
  8. Asnjë llogari për kalendarin apo për kartonat
  9. Të studiohet kundërshtari nëpërmjet videove
  10. E ndaluar të merren kartona të kuq; gjobë për atë që vë skuadrën në vështirësi

Një konfirmim i ndryshimeve të kërkuara nga stafi i Antonio Contes ishin edhe fjalët e Lukakut që foli për një dietë të re që ndikoi edhe në rendimentin e shkëlqyer të kohëve të fundit. Pra, 10 rregulla perfekte duke parë rezultatet në fushën e lojës.

Sfidanti.al