Nga Kesi tek Leao, gëzimet dhe hidhërimet e Milanit të Piolit!

Kur mungojnë udhëheqësit e zakonshëm është koha për të dalë në krye të tjerët. Tek Milani po ndodh dhe mediat italiane theksuan provën e Frank Kesit në stadiumin “Bentegodi” të Veronës , ku kuqezinjtë fituan 2-0. Mesfushori ishte një shpresë e madhe për ekipin e Piolit në sfidën e Serisë A, duke treguar cilësitë si prijës madje në mënyrë krejtësisht natyrale dhe tepër lehtë. Zllatan Ibrahimoviç mund të mos nxitohet në rikthim, pasi Milanin e ka lënë në duar të sigurta. Gjithsesi, ka shqetësim për të talentuarin e sulmit, Rafael Leao. Trajneri Pioli nuk bëri kritika publike, por thjesht theksoi në përgjithësi se “ende kemi nevojë të përmirësohemi”. Gjithsesi, gazetat shkruan se Leao po kalon një periudhë me shumë ulje-ngritje, ndërsa goli i mungon prej 2 muajsh. Ndoshta nis të shënojë shpejt, pasi Milani ka nevojë ndërsa ndodhet në garë për titullin në Serinë A.

Sfidanti.al