FIA dhe Pirelli kanë rinovuar kontratën mes tyre për furnizimin me goma të skuadrave të Formula 1. Kompania italiane do të jetë furnizuesi i vetëm me goma në Formula deri në vitin 2024. Kontrata mes palëve u zgjat me 12 muaj, ndërkohë që ajo e mëparshmja skadonte në vitin 2023
Për më tepër duke nisur nga viti i ardhshëm skuadrat do të përdorin gomat prej 18 polësh që po përdoren tashmë edhe në Formula 1. ‘Dua të falenderoj Formula 1 dhe Pirellin për impenjimin e tyre në këtë sport pavarësisht periudhës së vështirë që po jetojmë-tha presidenti i FIA Jean Todt-kalimi në përdorimin e gomave 18 polësh do të përfaqësojë një sfidë teknike domëthënëse dhe do t’i japë Formula 1 një imazh akoma më emocionues’
‘Pandemia shkaktoi probleme në të gjithë botën dhe në këtë pikë Formula 1 nuk bën përjashtim-tha presidenti i F1, Stefano Domenicalo-jemi entuziastë për rinovimin me Pirellin dhe i jemi mirënjohës për qasjen konstruktive. Pirelli është I ndërgjegjshëm për rolin strategjik që gomat kanë në Formula 1 dhe e dimë që po punon shumë që produktet e tij ta përfaqësojnë sa më mirë të jetë e mundur’.
Sfidanti.al