Pas tensioneve dhe polemikave që shpërthyen në fund të ndeshjes mes Napollit dhe Sassuolos të mbyllur me barazimin 3-3, është agjenti i Lorenzo Insignes ai që vendos të ridimensionojë gjithcka dhe të shpjegojë reagimin e kapitenit të Napolit pas fërshëllimës së fundit të arbitrit.
‘Zemërimin e Lorenzos në fundin e ndeshjes pasi u rikuperua, e konsideroj mëse normale-tha agjenti i futbollistit, Pisacane për Napolimagazine.com-por dua të saktësoj se nuk ka pasur asnjë përblasje me Gattuson Janë vetëm fantazi dhe Insigne nuk ka thënë kurrë skuadër m…’.
Më pas agjenti i kapitenit të Napolit shtoi se Insigne thjesht shfryu të gjithë zemërimin për barazimin e Sassuolos në ekstremis dhe se ai është tifozi i parë i Napolit dhe si kapiten i skuadrës do të donte të fitonte të gjitha ndeshjet
Sfidanti.al