Roma po ‘nuhat’ mundësinë e blerjes së Lacazette. Sipas asaj që publikohet në median britanike, sulmuesi francez ka vendosur të mos rinovojë me Arsenalin dhe të largohet nga Londra pas 4 vitesh e gjysmë. Futbollistit i ka mbetur vetëm një vit në kontratën me Topcinjtë pasi ajo skadon në 2022 dhe shumë klube janë të interesuar për shërbimin e 29 vjecarit duke nisur nga Monaco që do të kërkojë ta kthejë në vendlindje.
Sipas ‘Football London’, edhe Roma ka shfaqur interesin e saj për qendërsukmuesin që në këtë mënyrë do të zëvendësojë sezonin e ardhshëm Edin Dzekon. Lacazette iu ofrua verdhekuqve në muajt e verës, por cmimi I kartonit dhe paga i frenuan tratativat kështu që Roma ktheu vëmendjen te Milik. Pas një viti, situata duket se ka ndryshuar me Tiago Pinton që mendon të sjellë Lacazette në kryeqytetin italian në vend të Dzekos. Mësohet se për Lacazette përvec Romës e Monacos ka shfaqur interesin e tij edhe Atletico Madrid.
Sfidanti.al