E thonë në Angli; Juventus e Paris Saint Germain në garë për Agueron

Sergio Aguero është gjithnjë me pranë largimit nga Manchester City. Sulmuesi argjentinas që është shënuesi më i mirë i klubit anglez është drejt skadencës së kontratës së tij me Citizens dhe për momentin nuk ka një akord me drejtuesit e klubit për rinovim e saj dhe kështu që në muajt e verës ai mund të largohet nga liderët e Premier League me parametra zero.

Këtë moment do të kërkojnë ta shfrytëzojnë disa klube të interesuar për shërbimin e 33 vjecarit dhe në krye të listës qëndrojnë pikërisht Juventus e Paris Saint Germainit. Sipas ESPN këto dy klube duket se kanë hyrë në garë mes tyre për Agueron me klubin francez që mund të ndihmohet nga faktori Pochettino për të sjellë argjentinasin në Paris.

sfidanti.al