Simona Halep vaksinohet në Rumani: Duhet ta bëjmë për të mirën e të gjithëve

Simona Halep ditën e mërkurë në Rumani mori dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 duke bërë në këtë mënyrë hapin e parë drejt rikthimit në normalitet. ‘Doja të isha e vaksinuar dhe tani jam mirë-tha Halep-duhet të vaksinohemi për të mirën e të gjithëve dhe për këteë arsye vendosa të marrë vaksinën’.

Halep është e para nga tenistet kryesore që merr vaksinën që është ajo Pfizer, dozën e dytë të së cilës do ta marrë në 17 mars.Simona Halep e bëri kvaksinën, një javë pas kthimit nga Australian Open, turne ku u eliminua në cerekfinale nga Serena Williams.

‘Shpresoj që të vaksinohen sa më shumë njerëz-shtoi Halep-shumë shpejt do të duhet të bëj edhe dozën e dytë dhe kjo më siguron, pas kësaj vaksine ndihem më e sigurt. Por pavarësisht kësaj do të mbetem e kujdesshme. Vaksinimi është mënyra e vetme për të hequr qafe pandeminë’.

Sfidanti.al