Inter, Zhang Jindong rrezikon të humbasë kontrollin e Suning

Zhang Jindog rrezikon të heqë dorë nga kontrolli I Suning, një ndër kompanitë më të mira të shitjeve të materialeve elektronikë dhe mallrave të tjera të konsumit në Kinë. Kompania, aksionet e së cilës këtë të enjte u pezulluan në Bursën e Shenzhen, ka referuar se ortakët kërkojnë të shesin 20-25% të aksioneve tek blerës anonimë për të siguruar likuiditete.

Në mes të aksionerëve është edhe kolosi i e-commerce, Alibaba me 19.99% të aksioneve në zotërim si pjesë e një partneriteti strategjik të firmosur në vitin 2015, ndërkohë që vlen të kujtohet se Grupi Suning ka në zotërim edhe klubin e Interit

Kompania kineze komunikoi se kuota prej 20-25% e kapitalit do të transferohet me një ndryshim të kontrollit që aktualisht për pak më shumë se 50% është i familjes Zhang. Kërkimet e Suning për një blerës që të marrë përsipër bohet është për gjetjen e likuiditeteve që mund të arrihen me një shkrirje apo rritje të kapitalit

Ndërkaq, për momentin janë ngritur hipoteza për të ardhmen e kompanisë si hyrja e Shtetit në kapital apo kalimi i kontrollit te Alibaba i Jack Ma.

Sfidanti.al