Mbappe, kur ndërhyn dhe qeveria franceze: Qëndro te PSG!

Kylian Mbappe duket se është kthyer në një cështje shtetërore në Francë, madje është arritur deri aty sa për të ardhmen e talentit francez të ndërhyjë edhe vetë Ministrja e Sporteve në vendin transalpin, Roxanna Maracineanu e cila nëpërmjet një program televiziv iu drejtua vetë futbollistit duke i kërkuar që të mos largohet nga Parisi.

‘Kylian, qëndro në Francë-tha  Maracinaenu-duam që të të shohim të luash kështu. Kemi nevojë për ty, publiku ka nevojë për ty, PSG ka nevojë për ty dhe të rinjtë kanë nevojë që të kenë shembuj dhe modelë’.

Mbappe i skadon kontrata me PSG në qershor të vitit 2022 dhe pas spektaklit të dhënë në Camp Nou ndaj Barcelonës u ndezën sërish sirenat e alarmit për një kalim të tij të mundshëm te Reali i Madridit.

‘E ardhmja ime? Do të isha budalla të vendosja për të ardhmen pas vetëm një ndeshjeje. E vërteta është se duhet menduar për një kohë të gjatë. Gjithnjë kam thënë se këtu jam i lumtur-tha Mbappe pas ndeshjes me Barcelonën.

Te Reali i Madridit, tifozët ëndërrojnë të shohin Mbappe me fanelën e Los Blancos, por drejtuesit e klubit merenges tregohen të kujdesshëm duke parë edhe vështirësitë e një operacioni që kërkon qindra miliona Euro. Ndërsa PSG kërkon t’i nxjerrë të gjithë klubet e interesuara jashtë loje dhe të rinovojë me Mbappe duke bërë që të mendohet se francezi do të jetë protagonist i telenovelës së merkatos së kësaj vere.

Sfidanti.al