Eugenie Bouchard zyrtarizon historinë e dashurisë më një lojtar të NFL

Zemra e tenistes mediatike Eugenie Bouchard është rrëmbyer. ‘Fajtori’ është quarterback i Pittsburgh Steelers, Mason Rudolph dhe ishte pikërisht ky I fundit që bëri zyrtare lidhjen me bukuroshen kanadeze nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram.

Në atë foto, quarterback dhe tenistja shfaqen të përqafuar dhe duke buzëqeshur në një plazh në Cabo San Lucas në Meksikë. ‘My valentine’ shkroi sportisti duke I shtuar edhe emojin në formën e zemrës

Përgjigja e tenistes nuk vonoi që postoi edhe 2 zemra të tjera në postimin e saj dhe e gjithë kjo nuk është gjë tjetër vecse konfirmimi i zërave që ishin shfaqur së fundmi për një lidhje mes Bouchard dhe Rudolph

Sfidanti.al