Derbi i dyfishte i Stankovic: Conte, do ta lodh unë Milanin

Kjo javë do të jetë speciale për Dejan Stankovic që me crvena Zvezdën e tij do të përballet me Milanin para dhe pas derbit të kuqezinjve me Interin. Për trajnerin e skuadrës serbe bëhet fjalë për një sfidë të trefishtë.

‘Inter është zot i fatit të tij, por uroj që Crvena Zvezda t’i vërë përpara një Milan të lodhur-tha Stankovic që më pas nuk kurseu lëvdatat për Conten-është i fortë dhe nuk i lë asgjë rastësisë, më pëlqen’.

Përsa i përket Milanit, Stankovic tregon se cfarë e tremb. ‘Cfarë kam frikë nga Milani? Mënyrën e të luajturit që është direkte dhe disa individualitete-shtoi Stankovic-mendoj për Leaon, Rebic, Castillejon, Zlatan, Calhanoglu, Kessié që është një makinë lufte, por sidomos Theon, që është vendimtar sic ka qenë për ne Maicon në sezonin e Tripletës’.

Stankovic foli edhe për eksperiencën e tij si trajner: “José, Mancio, Sinisa, Eriksson, Zaccheroni..cdokujt kërkoj  t’i vjedh dicka, por është e pamundur t’i kopjosh-tha Stankovic-cdokush duhet të ketë identitetin e tij, unë po krijoj identitetin tim’.

Sfidanti.al