Italia, Gravina konfirmon: Me Mancinin edhe pas Botërorit

Italia do të vijojë me Roberto Mancinin në pankinë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina që pohoi këtë në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’.

‘Kombëtarja ka rifituar entuziazmin e humbur, falë Mancint por edhe të gjithë Club Italias-tha Gravina-me Roberton kemi një raport shumë të bukur, takohemi shpesh, do ta bëjmë së shpejti. Është një element thelbësor. Ai ka një kontratë deri në 31 dhjetor të vitit 2022. Është e qartë se nëse do të ketë ndonjë ofertë nga jashtë do ta diskutojmë dhe sigurisht Federata nuk do të mund të jetë kurrë konkurrente me një klub’.

Kur u pyet për ndonjë plan B për pas Evropianit, Gravina u përgjigj në mënyrë kategorike: ‘Sigurisht që jo. Roberto do të na cojë në Botëror dhe po punojmë që ai të qëndrojë edhe pas tij. Duke e njohur Mancinin, do të habitesha nëse ai do të ndërpriste këtë histori’.

Sfidanti.al