Vajza e Diego Armando Maradonës, Giannina iu përgjigjet kritikave të një gazetareje duke bërë aludime për vetëvrasjen.
‘Nëse do të vras veten për shkak të gjithckaje që thuhet kundër meje, kush do ta ketë fajin? Askush, apo jo?-shkruante Giannina në një postim të saj në Instagram Stories-thonë gjënë e parë që u vjen në mendje dhe nuk ka rëndësi nëse më vonë vërtetohet e kundërta’.
Giannina, 31 vjec, e bija e Maradonës dhe Claudia Villafane e ka të gjithë inatin me gazetaren Sandra Borghi e cila duke iu referuar vdekjes së El Pibe De oros, për mikrofonët e ‘Canal 13’ tha: ‘Në të gjithë këtë histori ku ishin vajzat e tij? Nuk shihnin se cfarë po ndodhte? Ku ishte Giannina?’.
‘Jam një grua e fortë dhe koha do të tregojë sesi shkuan gjërat-vijonte Giannina-besoj se im atë po më ruan nga lart. Ju vazhdoni të flisni, ndërkaaq unë do të vazhdojë seancat e terapisë për t’u ndjerë më mirë. Po të mos kisha fëmijë, miqtë e mi të pakët dhe familjen time, me gjithë këto bezdisje që po marr dhe me këtë jetë që është corientuar, do të kisha vrarë veten’.
Sfidanti.al