Me fitoren e Botërorit për Klube, Bayerni bëhet skuadra e dytë në historinë e futbollit që fiton 6 tituj brenda 1 viti duke realizuar të famshmen ‘sextuple’; Champions League, Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Superkupa e Gjermanisë, Superkupa Evropiane dhe Botërori i Klubeve. Trajneri aktual I Manchester City, pep Guardiola nuk ngurroi të urojë klubin bavarez me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale
‘Urime familjes së Bayernit që fitoi të 6 titujt, jam krenar për ju-theksonte Guardiola në mesazhin e tij-urime të gjithëve, në mënyrë të vecantë Flickut edhe pse dua të kujtoj se para tij, këte e bëmë ne të Barcelonës. Mund të thërras Messin dhe të tjerët për të luajtur titullin e 7, më thoni ku dhe kur dhe do të jem aty’.
Pep Guardiola e ka drejtuar Bayernin e Mynihut në periudhën 2013-2016 me të cilin fitoi 7 tituj, por jo Ligën e Kampioneve.
Sfidanti.al