Pi caj pas golit, festimi i Ancelottit, ‘cmend’ Anglinë

Cdokush e shpreh gëzimin e madh të një suksesi sipas mënyrës së vet; ka nga ata që nuk përmbahen dhe i bashkohen grumbullit të futbollistëve të tyre në fushë, por ka edhe nga ata që e shijojnë suksesin duke konsumuar pije të ngrohtë në pankinë. Ky i fundit është rasti i Carlo Ancelottit që duket se është bërë një anglosakson i vërtetë.

Italiani, mbrëmjen e së mërkurës pa skuadrën e tij Everton të mundë Tottenhamin në një ndeshje të cmendur 5-4 duke u kualifikuar për në cerekfinale të Kupës së Anglisë. Pas një ndeshje të luftuar deri në frymën e fundit, Everton triumfoi falë golit të Bernard në kohën shtesë, por Ancelotti nuk festoi duke u hedhur përpjetë, por u mjaftua duke pirë pijen e tij, kafenë apo cajin e ngrohtë si një britanik i vërtetë.

Gjesti nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale, ku tifozët muk e shfrenuan  fantazinë e tyre me memet e postuara.’Carlo Ancelotti është kafsha ime drejtuese’-shkruante njëri, ndërsa dikush tjetër u shpreh: ‘Vetëm një ditë normale pune në jetën e një legjende’. Dhe këtij nuk i thua dot se e ka gabim.

Sfidanti.al