Telashet nuk kanë të përfunduar për Realin e Madridit. Rezultatet dhe vendimet sportive po ndikojnë në rendimentin e skuadrës , por këtyre u shtohen edhe një problem tjetër, atë të problemeve fizike. Operacioni I kryer nga Sergio Ramos ditën e shtunë rezultoi një goditje e rëndë për trajnerin Zinedine Zidane që sheh se infermieria e skuadrës së tij të mbushet plot me kapitenin që iu bashkohet emrave të tillë si Hazard, Rodrygo, Carvajal apo Valverde, lojtarë të rëndësishëm që janë prej shumë kohësh jashtë fushave të lojës.
Por hallet nuk ndalen këtu, Odriozola dhe Militao kanë shfaqur probleme muskulare dhe janë në dyshim për ndeshjen e së martës të Los Blancos ndaj getafes me Zidane që në këtë mënyrë mund të ketë vetëm 12 lojtarë të skuadrës së parë në dispozicion(9 të dëmtuar dhe Kroos i skualifikuar, mungesat)
Një torturë që bëhet akoma më e ashpër po të shohësh numrin total të dëmtimeve të Realit të Madridit që nga fillimi i sezonit, 38 të tillë dhe janë 20 lojtarë që kanë qëndruar apo që janë ende jashtë fushave të lojës. Problemi më i madh për Zidane është se shumë prej tyre kanë pësuar dëmtime serioze që i kanë mbajtur apo po i mbajnë për një kohë të gjatë jashtë fushave duke ia vështirësuar akoma më shumë gjërat francezit për të përballuar kalendarin e për të gjetur zgjidhje për të ndryshuar dinamikën e lojës.
Sfidanti.al