Lazio merr në radhët e saj një Mussolini. Në klubin e kryeqytetit italian, tifozët ultras të të cilit janë të famshëm për ideologjinë e tyre të ekstremit të djathtë, luan Romano Floriani Mussolini, djali i Alessandra Mussolinit, mbesa e Duces dhe Mauro Florianit. Futbillisti është 18 vjec dhe luan në krah të mbrojtjes. Emri i tij u shfaq në ndeshjen e fundit të kampionatit të të rinjve mes Lazios dhe Juventusit e fituar nga ky I fundit 2-0.
Në këtë ndeshje ai qëndroi në pankinë dhe ishte hera e dytë që grumbullohej në skuadrën më të rëndësishme të Akademisë bardhekaltër. Sigurisht mbiemri i tij ngjalli shumë kureshtje për një klub që vihet shpesh në qendër të polemikave për traditën fashiste të tifozëve më radikalë të saj, por sipas medias italiane, djaloshit Mussolini nuk i intereson politika dhe është i përqendruar te futbolli
Por karrierën ai e nisi në anën tjetër të kryeqytetit; Lazio e bleu Romano Mussolinin në 2016 kur ishte vetëm 13 vjec nga skuadra e të vegjëlve të Romës. Nëna e tij, Alessandra Mussolini, e njohur në Itali si politikane dhe personazh televiziv nuk deshi të bëjë komente. ‘Preferoj që të mbetem jashtë kësaj teme-tha ajo-djali im nuk do të që të më përfshijë në jetën dhe gjërat e tij’.
Sfidanti.al