Do të jetë turneu ATP 250 i Dohës i programuar për t’u zhvilluar në 8 mars, eventi që do të shohë në fushë Roger Federer pas 13 muajsh mungese me zviceranin që shpjegoi zgjedhjen e tij.
‘Kam menduar shumë për momentin e duhur për t’u kthyer-tha Federer për televizionin SRF-në Australian Open do të ishte shumë shpejt për gjurin tim. Gjithsesi doja që të kthehesha në një turne më të vogël me një nivel ndryshe të përqendrimit dhe stresit’.
Federer ka fituar 3 tituj në Katar në 7 pjesëmarrje në periudhën 2002-2012 duke u eliminuar vetëm një herë në gjysmëfinale. Triumfoi në vitin 2005 duke mundur në finale, trajnerin e tij aktual Ivan Ljubicic, në 2006 fitoi ndaj Monfils dhe në 2011 mundi Nikolaj Davydenko. Federer do të jetë në një tabelë ku përfshihen edhe Thiem, Ëaërinka dhe Monfils.
Pas turneut në Doha, Federer ka në program të luajë një tjetër turne nëse kushtet do ta lejojnë për t’iu dedikuar një faze stërvitore për sezonin e evenimenteve në fushat me dhe të kuq. Ndërsa në verë do të përqendrohet për turneun e Halle, Ëimbledon dhe US Open.
Sfidanti.al