Liverpool, Klopp humbet toruan, për pak sa nuk bëri sherr me trajnerin e Burnley

Asnjë ndeshje nuk dihet me siguri si do të shkojë; e di këtë shumë mirë Sean Dyche që mbrëmjen e së enjtes pa që Burnley i tij të dalë nga Anfield me 3 pikë të bujshme të fituara kundrejt Liverpoolit, në stadiumin që ishte kthyer ne fortesën e The Reds që nuk njihnin humbje në shtëpi që nga prilli i 2017, për 68 ndeshje.

Kjo ndeshje bëri që të ngjalleshin diskutime që në pjesën e parë kur Ashley Barnes u përfshi në një përplasje me Fabinhon. Edhe pas fërshëllimës së arbitrit që i jepte fund pjesës së parë, në fushë vijuan polemikat  me arbitrin që u detyrua të ndëshkojë me karton të verdhë Fabinhon. Klopp nuk humbi kohë dhe nisi një debat të nxehtë me Dyche; në momentin që trajneri i Burnley iu drejtua tunelit, trajneri gjerman nuk hezitoi dhe e ndoqi menjëherë duke bërë disa gjeste me zemërim e vijuar diskutimet. Në përfundim të ndeshjes, Klopp refuzoi të qartësojë episodin. ‘Nuk e nisa unë-tha Klopp-nëse ai nuk do që të flasë, atëherë nuk do të flas as unë. Nuk është asgjë, gjithcka shkon shumë mirë’.

Sfidanti.al