Milan, Pioli mund të buzëqeshë; Rebic, Hernandez e Krunic, sërish të disponueshëm

Stefano Pioli mund të buzëqeshë. Testet me tamponë molekularë të cilëve iu nënshtruan Ante Rebic e Rade krunic, në fakt kanë rezultuar negativë, gjë që tregon se të të dy futbollistët e kanë kaluar Covid-19 dhe mund të jenë sërish në dispozicion të teknikut të Milanit për ndeshjen e së shtunës ndaj Atalantës. Në ndeshjen ndaj bergamaskëve do të jëte edhe Theo Hernandez, për të ciilin testet evidentuan pozitivitet fals me coronavirus

Në këtë pikë, të padisponueshëm për Piolin mbeten të skualifikuarit Romagnoli e Saelemakers, i dëmtuari Bennacer dhe Hakan Calhanoglu. E gjithë kjo do të thotë se Milani e kaloi pjesën më të madhe të emergjencës, ndërkohë që të disponueshmëve u shtohet edhe Mario Mandzukic, që gjithsesi nuk është ende gati për të luajtur.

Ndaj Atalantës, Pioli do t’i besojë Kalulut për të zëvendësuar Romagnolin përkrah Kjaer dhe Brahim Diaz për të zëvendësuar  Calhanoglu. Tonali do të jetë në mesin e fushës së bashku me Kessie dhe Leao do të jetë në krahun e majtë në vend të Hauge dhe me Rebic që është gati të rikthehet

Sfidanti.al