Sharapova, unaza e fejesës vlen një pasuri…

Maria Sharapova në 26 shkurt të 2020 u tërhoq nga tenisi në moshën 32 vjecare, por bukuroshja ruse vazhdon të përbëjë lajm. Përpara disa javësh ajo mori unazën e fejesës nga i dashuri i saj, Alexander Gilkes, një sipërmarrës britanik. Maria tha po duke iu treguar unazën ndjekësve të saj në Instagram. Ende nuk dihet data kur do të zhvillohet ceremonia e martesës, por disa detaje janë zbuluar.

Sic zbuloi një informator i tabloidit anglez ‘Daily Mail’, Maria Sharapova ka në dorë një unazë të  dezinjatores angleze për bizhuteritë, Jessica McCormack. Unaza prej 5 karatë është realizuar në ar të bardhë dhe argjend  të kaltër dhe prezanton një smerald me një diamant në qëndër dhe vlera e kësaj unaze është sa ajo e një pasurie; 400 mijë Dollarë

Sfidanti.al