Rafael Nadal, cfarë rekordi; 800 javë radhazi në Top 10 të renditjes ATP, synohen 1000 javët e Navratilovës

Rafael Nadal vazhdon të shkruajë historinë e tenisit botëror. Spanjolli të dielën do të plotësojë javën e tij të 800 radhazi i pozicionuar brenda dhjetëshes më të mirë të botës në ATP. Është ky një rekord impresionues , i pamundur për t’u menduar ashtu sikurse edhe 13 titujt në Roland Garros të fituar nga numri 2 i botës

Është një histori që nisi në 25 prill të 2005, një ditë pas fitores së tiuj të parë në Turneun e Barcelonës ndaj mikut të tij Juan Carlos Ferrero. Që nga ai moment, Nadal nuk ka dalë kurrë nga elita e tenisit botëror duke lënë pas monstra të këtij sporti. Dhe tani Nadal ka një ëndërr të quajtur ‘1000’ që përkon me numrin e 1000 javëve radhazi në Top 10, një arritje që e ka regjistruar vetëm Martina Navratilova

Kampionia ceke hyri në Top 10 e renditjes së WTA në 3 nëntor 1975 pas Chris Evert dhe Virginia Wade dhe qëndroi aty deri në 26 dhjetor të 1994, javë që mbyllej në 1 janar 1995, fiks 1000 javë. Nëse në 2024 javët, Nadal që do të jetë 38 vjec e 5 muaj, do të jetë në dhjetëshen më të mirë të botës, do të ketë kaluar edhe barrierën e 1000 javëve

Ndërkaq, spanjolli duhet të ngushëllojë veten duke menduar se duke nisur nga zero që nga ajo ditë pranvere e 2005, në më pak se 15 vjet  arriti në 800 javë radhazi në Top 10 të renditjes ATP. Ai ka bërë më mire se 414  javët e McEnroe në 2 tetor 1978-7 shtator 1986, të 422 javët e Bjorn Borg në 3 qershor 1974.

Përsa u përket javëve në total në Top 10 të ATP, është Federer ai që kryeson me 931 javë i ndjekur nga Connors me 816 dhe pikërisht Nadal me 800

Sfidanti.al