Ky i fundit, skocezi i madh, ishte i famshëm për luftërat psikologjike në prag të ndeshjeve me kundërshtarët kryesorë, dhe shpesh herë i shkonte mbarë. Sër Aleks Fergusoni ishte jo vetëm një trajner i madh, por edhe një psikolog po kaq i madh dhe rekordi i tij prej 13 titujsh në Premier Ligë flet vetë. Ish-arbitri i famshëm anglez, Mark Klatenburg, thekson ndërkaq se edhe Jurgen Klopi i ka nisur beteja të tilla në prag të duelit të Liverpulit të tij me Mançester Junajtidin. “Klopi tha se Junajtidi ka marrë shumë penallti këto kohë, – u shpreh Klatenburgu, – më duket se ai hoqi një faqe nga libri i Sër Aleksit dhe nisi lojrat psikologjike. Gjithsesi, kjo tregon se ai po ndjen presionin për ndeshjen ndaj Junajtidit”. Klopi u përgjigj në konferencë për shtyp se ai “unë nuk jam Sër Aleksi, nuk i kam aftësitë e tij për këto gjëra”.
Sfidanti.al