Didi Haman për Bajernin: Këmbët duan të luajnë, por koka s’është në vend!

Ish-ylli i bavarezëve dhe i Liverpulit mendon se e ka gjetur pikën e dobët të kampionëve të Europës. Ditmar “Didi” Haman sqaron për revistën “Sport Bild” se Bajerni tregoi ndaj Borusias së Mynshengladbahut se është duke u lëkundur. “Miti i pathyeshmërisë së Bajernit ka rënë një herë e përgjithmonë, – tha ai, – ndryshe nga sa ishte vitin e kaluar. Dyshoj tek stabiliteti psikologjik, mendor i ekipit. Këmbët duan që të luajnë, por duket se koka nuk është në vendn e duhur në këtë moment”. Bajerni ka pësuar 24 gola në vetëm 15 ndeshje të Bundesligës, diçka që as nuk mund të mendohej disa muaj më parë. Hamani thotë se lufta për titull do të jetë interesante, ndonëse Dortmundi është ende 5 pikë prapa kampionëve.

Sfidanti.al