Inter, Suning bisedime me Bc Partners; ide për një kompani mediatike

Një media company për të përmirësuar biznesin. Sipas ‘Il Sole 24 Ore’, kjo është ideja e Bc Partners Për Interin nëse tratativat do të kenë një fund të lumtur. Ditën e enjte familja Zhang ka pasur një tjetër kontakt me fondin evropian që e vlerëson klubin me 400-500 milionë Euro përvec borxhit që mësohet se është 350-400 milionë, për një vlerë totale nën 950 milionë Euro që kërkon Suning

Sipas  ‘Corriere Dello Sport’, dosja ndiqet nga vete përgjegjësi për investimet teë Bc Partners, Niks Stathopoulos dhe në javët e ardhshme pritet të hapen skenarë të rinj. Sipas Calcio e Finanza, për momentin e gjithë kjo është në një fazë paraprake dhe nuk mund të përjashtohet asgjë; as se tratativat mund të dështojnë e as mundësia e blerjes së një kuote të vogël aksionesh e as mundësisë që Suning të vendosë të shumicën e aksioneve.

Sfidanti.al