Jeta e një futbollisti është e bukur? Nuk mund të thuhet me siguri të plotë, pasi edhe jeta e tyre ka dritë hije ashtu si ajo e cdo personi tjetër. Por nëse ka një anë pozitive, ajo është paga marramendëse e futbollistëve më të kuotuar në klubet e mëdha. Por karriera nuk zgjat përjetësisht dhe ka nga ata futbolliste që gjejnë një mënyrë për të siguruar të ardhura edhe kur të kenë varur këpucët në gozhdë duke nisur një sërë biznesesh. Ronaldo ka një sërë biznesesh që nuk numërohen, ndërsa të tjerë kanë hapur aktivitete të tilla si restorante, dyqane veshjesh apo mode për pasion. Ndërsa Sergio Ramos investoi në një agjenci imobiliare, por ky biznes duket se nuk po i ecën mirë kapitenit të Realit të Madridit.
Sipas të përditshmes ekonomike ‘Cinco Dias’, agjencia e Ramosit, ‘Desarrollos Inmobiliaros Los Berrocales’ ka regjistruar një humbje prej 19.1 milionë Euro në vitin e fundit. Të dhënat janë në bilancin e mbyllur në 31 janar të vitit 2020, të disponueshme publikisht në Regjistrin Komercial Spanjoll. Kështu, Sergio Ramosit do t’i duhet të lexojë të përditsjmen për të mësuar se humbja prej 19.1 milionë Eurosh u shkaktua nga zhvlerësimi I terreneve të tij.
Dhe të mendosh se kompania e tij ishte në gjendje që të shlyejë kredinë prej 35 milionë Eurosh duke u transferuar pjesërisht te një kompani amerikane pas shitjes së një terreni prej 360 mijë m2. Projektet do të ishin të shumta dhe njëri prej tyre parashikonte ndërtimin e një kompleksi rezidencial në jug të Madridit që do të kishte rreth 22 mijë banesa. Me fjalë të tjera, 2021 për kapitenin e Realit të Madridit mund të kishte nisur më mirë…
Sfidanti.al