Vijojnë përgatitjet për Festivalin e Sanremos për vitin 2021. Në kastin e edicionit të 71 do të jetë edhe Zlatan Ibrahimovic. Një zgjedhje e papritur kjo nga ana e Drejtorit Artistik, Amadeus që ka ngjallur shumë diskutime. Cfarë do të bëjë sulmuesi i Milanit në skenën e Aristonit? Të dhënat më të fundit vijnë nga revista e përjavshme ‘Chi’
Sipas kësaj reviste, Ibrahimovic e nënshkroi kontratën me Sanremon në 30 dhjetor. Revista siguron se Ibrahimovic nuk do të jetë në natën e dytë të eventit të mërkurën e 3 marsit pasi atë ditë Ibrahimovic do të duhet të respektojë impenjimin me Milanin,do të luajë ndeshjen me Udinesen. Pra Ibrahimovic do të jetë në Sanremo në 4 nga 5 mbrëmjet në total. Ndërkaq suedezi e ka zgjedhur se cfarë look-u do të ketë për një event kaq të rëndësishëm
Gjithnjë sipas ‘Chi’, Ibrahimovic në Festivalin e Sanremos do të veshë vetëm kostume të firmës Dsquared2. Një vendim ky që nuk habit shumë, me sulmuesin që është imazhi i kësaj marke të themeluar nga vëllezërit kanadezë Dean & Dan
Cfarë do të bëjë Ibrahimovic në skenën e Ariston? Mesa duket showman-in; Ibrahimovic do të qeshë me veten dhe personazhin e tij me Fiorellon dhe Amadeus. Ndërkaq, në ditët e kaluara është folur për përfitimet financiare të 39 vjecarit nga kjo aventurë në skenën e muzikës italiane dhe sipas gazetarit Gabriele Parpiglia Zlatan mesa duket do të sigurojë 50 mijë Euro për cdo mbrëmje.
Sfidanti.al