Guardiola dhe tërheqja nga futbolli: Ndërrova mendje

Pep Guardiola ndërron mendje. Tekniku katalanas i cili që nga 2016 është në pankinën e Manchester City, po vlerëson mundësinë që të qëndrojë në botën e futbollit për një kohë më të gjatë nga sa e kishte parashikuar. Në të kaluarën, Guardiola që në 18 janar do të festojë 50 vjetorin e lindjes kishte lënë të kuptohej se do të linte futbollin për t’iu dedikuar interesave të tjera të tij.

‘Më parë, mendoja se do të dilja shpejt në pension. Tani po mendoj se do të dal pak më I vjetër në moshë-tha Guardiola. Në muajin nëntor të 2020, Guardiola rinovoi edhe për 2 vjet me Manchester City, klub me të cilin ka fituar 6 trofe; 2 Premier League, FA Cup dhe 3 Kupa të Ligës. Përpara kalimit te Citizens, Guardiola ka qenë për 4 sezone trajner i Barcelonës dhe për 3 sezone i Bayernit të Mynihut.

‘Eksperienca të ndihmon, sidomos në mënyrën sesi e jetoj profesionin tim-shtoi Guardiola që ka 5 vjet që është në pankinën e Manchester City, impenjimi më i gjatë i tij në kohë me një klub në karrierën e tij si trajner.

Sfidanti.al