Turpi i Shalkes, një vit pa fituar në Bundesligë!

Dikur ka qenë një skuadër e rëndësishme, edhe pse jo në nivelin e Bajernit, me 7 tituj kampion e 5 Kupa. Gjithsesi, Shalke 04 quhej ndryshe “Blutë Mbretërorë” (apo edhe “gaztorët”), një ekip që fitoi edhe një Kupë UEFA, arriti një tjetër finale, dhe ndërtoi stadiumin e parë ultramodern në Gjermani. Sot ky ekip me një bazë tifozësh prej mbi 60 000 për çdo ndeshje, është zhytur në një krizë nga e cila vështirë të dalë derisa të bjerë nga kategoria. Humbja e fundit, 0-3, me Hertën bëri që Shalke të mbetet e “gozhduar” në fund të renditjes së Bundesligës me vetëm 4 pikë, ndërsa ka 30 ndeshje në kampionat që nuk fiton. Që do të thotë 12 muaj! Shpëtimi, vendi i katërt nga fundi, është 7 pikë larg. Një turp i vërtetë për një klub që ka mbi 155 000 anëtarë, i dyti më i madhi në Gjermani dhe i katërti më i madhi në botë.

Sfidanti.al