Në karierën e tij po kalon problem shumë të mëdha, aq sa duket sikur ka mbërritur në një fund pa rrugëdalje, por Emir Lenjani është shumë aktiv në rrjetet sociale, aq më shumë kur flitet për çështje të ndjeshme kombëtare. Përfundimin e situatës me trenin serb që po udhëtonte nga Beogradi për në Mitrovicë dhe mbante mbishkrimin “Kosova është Serbi”, futbollisti kosovar i Kombëtares tonë e ka shoqëruar me foto dhe një koment në Facebook.
Lenjani është shprehur krenar me policinë e Kosovës, ku u ka kujtuar serbëve edhe atë që ndodhi para dy vjetësh në ndeshjen e ndërprerë Serbi – Shqipëri, në stadiumin “Partizani”. “Dy vite më parë ne i treguam kush jemi, sot ju treguat forcën. Ju lumtë Policisë së Kosovës. Krenar për ju”, ka shkruar Lenjani në Facebook.