Union Berlini vazhdoi mrekullinë, pranoi “dhuratat” nga Verderi!

Fillimisht ishin tifozët që ia bënë një falenderim, dhe pastaj lojtarët kundërshtarë në fushë. Publiku (i paktë) në stadiumin e Verderit nxorri një banderolë para ndeshjes ku shkruhej: Faleminderit Union për fitoren 3-0 ndaj Dyseldorfit”. Më pas, futbollistët e Bremenit bënë dy dhurata dhe miqtë shënuan dy gola. “Bremeni gjithnjë ia vlen një udhëtim”, shkruajti me të dallur “Bildi”.

Sheraido Beker shënoi në 12’ dhe Taiuo Auoniji në 28’ shënuan golat e shpejtë për berlinezët që po bëhen gjithnjë e më të mirë. Vendi i 4-ët do të thotë jo vetëm që janë në zonën Champions, por që kanë realizuar deri tani një gjysmë sezoni (afërsisht) përrrallor. Vetëm ekipe i Bajerni, Lajpcigu e Leverkuseni janë për momentin mbi Unionin që ka shënuar më shumë gola se çdo ekip tjetër në Bundesligë me përjashtim të Bajernit, dhe baraz me Leverkusenin. E vetmja pakënaqësi u shpreh nga trajneri Runert, që tha se “neve na duhet një sulmues, dhe ai nuk na duhet në fund të janarit”. Duhet zëvendësuar Maks Kruze që pritet të mungojë ca kohë.

Sfidanti.al