Covid, alarm nga rritja e rasteve, Premier League rrezikon pezullimin?

Premier League rrezikon të pezullohet për 2 javë për të mos thënë edhe më shumë. Emergjenca Covid-19 nuk po i jep paqe Londrës si dhe të gjithë vendit duke bërë që drejtuesit e futbollit anglez të mendojnë për hipotezën e pezullimit të kampionatit në muajin janar. Klima rreth kampionatit është e nderë; në Mbretërinë e Bashkuar të martën u regjistrua numri rekord i 53 153 personave të prekur nga coronavirusi ndërsa numri i viktimave ishte 414.

Në Premier League, xhiro e fundit e tamponëve evidentoi 18 raste pozitive, numri më i lartë i regjistruar. Pas shtyrjes së sfidës mes Everton-Manchester City dhe pozitivitetit të Gabriel të Arsenalit, u shfaq një rast i ri te Southampton dhe te Sheffield United.

Sipas ‘Daily Telegraph’, disa presidentë të klubeve të Premier Leagues po diskutohjnë për të vlerësuar një bllokim të aktiviteteve në janar për 2 javë duke përfshirë edhe një ndalim të FA Cup. Ndërkaq, drejtuesit e Premier League me një komunikatë zyrtare konfirmuan se për momentin nuk parashikohen pezullime të aktiviteteve. Probleme ka edhe në kategoritë inferior; vetëm në raundin e fundit janë shtyrë 9 ndeshje. Në total në muajin e fundit janë pezulluar 50 sfida në mënyrë të vecantë në League One, Divizioni i Tretë i futbollit anglez.

Sfidanti.al