Paris Saint Germain shkarkoi zyrtarisht Tomas Tuchel nga posti i trajnerit. Ditën e enjte e gjithë media botërore foli për largimin e gjermanit nga pankina e kampionëve te Francës, por tani erdhi edhe komunikimi zyrtar I vetë klubit transalpine. Kjo do të thotë se ardhja e Mauricio Pochettinos në vendin e tij është e menjëhershme, pas kontakteve që Paris Saint Germain pati me trajnerin argjentinas, për të cilat foli e përditshmja AS
Mësohet se po përcaktohen detajet e fundit të akordit ekonomik dhe kohëzgjatjes së kontratës s ëish trajnerit të Tottenham, Southampton dhe Espanyol me Pochettinon që mund të bëjë debutimin e tij si trajner i Paris Saint Germainit në 6 janar në fushën e Saint-Etienne.
‘Do të doja të falenderoja Thomas Tuchel dhe stafin e tij për gjithcka i dhanë klubit-u shpreh presidenti i Paris Saint Germainit, Nasser Al Khelaifi-dha shumë energji dhe pasion në punën e tij dhe sigurisht do të kujtojmë momentet e bukura që përjetuam së bashku. I uroj më të mirën për të ardhmen’.
Tuchel, në mbrëmjen e së mërkurës mori njoftimin nga Drejtori Sportiv i PSG, Leonardo për shkarkimin e tij dhe ndodhi pas fitores me Strasburgun 4-0 dhe tani do të zëvendësohet nga Pochettino që ishte një trajner i lirë që pas largimit nga Tottenham. Argjentinasi gjatë gjithë kësaj kohe kishte marrë oferta, por ai preferoi të prese dhe në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i Paris Saint Germainit
Sfidanti.al