Pas 4 vitesh, Frank De Boer kthehet të flasë për eksperiencën e dështuar te Interi që zgjati vetëm 85 ditë. Në një intervistë të gjatë për ‘Algemeen Dagblad’, trajneri i përfaqësueses holandeze shpjegon se përsa aventura e tij te zikaltrit u mbyll kaq shpejt dhe se nëse te interi e Crystal Palace mendonin se ai ishte kokëfortë.
‘Ti I mban gjërat brenda teje, është normale, por në të njëjtën kohë ishin situata që s’mund të krahasoheshin-tregon De Boer-Interi ishte një ‘fole grerëzash’ e vërtetë aq sa do të guxoja të thoja se në atë kohë, thuajse asnjë trajner nuk arriti të bëjë mirë. Dhe rezultoi e vërtetë, sepse pas meje tentuan edhe 3 trajnerë të tjerë. Sigurisht unë do të duhet t’i kisha bërë gjërat ndryshe, pore gjithë dinamika brenda klubit ishte kaq e vështirë. Te Crystal Palace nuk ishte kaq keq ajo që doja të ndryshoja, por atje e pashë veten në të njëjtën situatë si Koeman te Valencia. Dëshiron të largosh disa lojtarëve vendimtare, ke edhe arsye të forta për këtë, por ara lojtarë kanë ende shumë ndikim’.
Sfidanti.al