Reali, PSG apo Siti, kush do ta marrë David Alabën?!

Mançester Junajtid nuk duket i interesuar për yllin e Bajernit, të paktën nuk mund ta ketë përparësi. Trajneri Ole Gunar Solskjer mendon se skuadra e tij ka nevojë për një qendërmbrojtës më shumë sesa një në krahun e majtë, ndaj “djajtë e kuq” e kanë hapur krahun për austriakun. Gjithsesi, 28-vjeçari duket se është drejt largimit nga Mynihu dhe nga Gjermania. Paris SG, Reali i Madridit, por edhe Mançester Siti janë kandidatët për të blerë kartonin, që mund të arrijë në 65 milionë euro. Gjithsesi, Alaba ka edhe pak muaj kontratë me Bajernin, ndaj nëse transferimi ndodh në janar, vlera do të ishte shumë më e vogël, ndoshta 30 milionë euro. Anëtari i Bordit, Oliver Kahn, pranon: “Ne arritëm në limitet tona me Alabën, por ai dhe agjenti i tij duket se po shohin diçka tjetër, dhe ne duhet ta pranojmë këtë gjë”.

Sfidanti.al