Krishtlindja i bëri një dhuratë ‘të helmuar’ Manchester City. Klubi anglez ditën e premte konfirmoi rastet pozitive me coronavirus të Gabriel Jesus dhe Kyle Walker të cilëve iu bashkohen edhe 2 punonjës të tjerë të Citizens. Kjo do të thotë se trajneri Pep Guardiola në ndeshjen ndaj Newcastle në Boxing Day nuk do të ketë në dispozicion të dy këta futbollistë.
Manchester City bëri të ditur se të 4 personat e infektuar do të qëndrojnë në izolim duke respektuar protokollin e Premier League dhe qeverisë britanike. ‘Të gjithë në klub dëshirojnë më të mirën për shokët tanë, një shërim të shpejtë gjatë periudhë së Krishtindjes dhe të kthehen sa më shpejt në punë, në stërvitje dhe në fushën e lojës-theksohej ndër të tjerat në komunikatën e Manchester City.
Premier League cdo javë kryen teste për Covid ndaj futbollistëve dhe punonjësve të tjerë të klubeve, por po mendon që ta cojë në 2 teste në javë sic bënte në muajt e pare pas pandemisë, në ato zona që janë në nivelin 4 të rrezikut të përhapjes së virusit. Për momentin Manchester është në nivelin 3 dhe nuk ka plane për rritjen e tij. Megjithatë në zonat në nivel 3 nuk lejohet prania e tifozëve në stadium kështu që Manchester City do ta luajë me dyer të mbyllura sfidën me Newcastle.
Sfidanti.al