‘Krenar që jam paraguajan. El Chila president 2023’. Ish portieri José Luis Chilavert nisi fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale në vendin e tij, Paraguaj. Chilavert që 3 herë është vlerësuar si portieri më i mirë i FIFA dhe specialist në ekzekutimin e penalltive dhe goditjeve të dënimit(54 gola në klub dhe 8 në kombëtare) dhe i njohur si një prej portierëve më goleadorë në historinë e futbollit, tani dëshiron të ndalë korrupsionin që ka mbërthyer vendin e tij.
Ish portieri i kombëtarea paraguajane, që tani është 55 vjec, e vendosi kandidaturën e tij me anë të një postimi në Tëitter, Në javët e ardhshme ai do të bëjë të ditur edhe programin e tij, por ai tashmë e ka bërë të ditur se mes objektivave të tij do të jetë përmirësimi i kushteve të jetesës së qytetarëve paraguajanë
Sfidanti.al