Gorecka kujton fjalët e Fric Valterit: Futbollistët, ministra të jashtëm me pantallona të shkurtra!

Kjo gjë ndodhi ndërsa ai sulmoi njërën nga partitë politike në Gjermani, me inicialet AFD, e cila vlerësohet si e të djathtës më të skajshme sesa normaliteti këto kohë. Leon Gorecka, futbollisti i Bajernit, e sulmoi Alternativën për Gjermaninë (AFD) duke gjykuar se ajo është sjellë shumë keq gjatë kohës së koronavirusit, duke e hedhur poshtë rrezikshmërinë e një epidemie të tillë. “Gjatë kohës së koronavirusit u pa qartë se çfarë është AFD-ja, – tha ai, – një turp për Gjermaninë. Ata hedhin poshtë koronavirusin dhe relativizojnë holokaustin”. Nuk është hera e parë që ai e bën diçka të tillë, duke kujtuar fjalët e ish-kapitenit të kombëtares, Fric Valter, që thoshte se “ne, futbollistët kemi ministra të jashtëm të vendit tonë me pantallona të shkurtra”. Valter, kampioni i botës i vitit 1954, ishte pjesë e atij brezi që ngriti lart sërish emrin e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, kur udhëheqësit e vendit të tij u akuzuan për krime kundër njerëzimit. Debati që nga ajo kohë ka vazhduar, ndonëse në Gjermani nuk kanë shumë qejf ta prekin këtë temër, ndërsa Gorecka duhet të dijë se Europa ka kaluar edhe periudha të tjera tmerri, siç ishte Lufta 30-vjeçare në shekullin e 17-të, që shkatërroi sidomos Gjermaninë, me 40 për qind të popullsisë që u shfaros.

Sfidanti.al