David Alaba nuk do të rinovojë kontratën me Bayernin e Mynihut. Lajmi u konfirmua nga Shefi Ekzkeutiv i klubit bavarez Karl Heinz Rummenigge që për median gjermane tha se austriaku në janar është i lirë të nisë tratativat me cilin klub të dëshirojë.
‘Bëmë gjithcka mundëm për të arritur një akord-tha Rummenigge-patëm disa komunikime, por donim një përgjigje prej tij deri në fund të tetorit. Kjo nuk ndodhi dhe nuk e di nëse do të rinisim bisedimet. Ajo që dua të qartësoj është se oferta jonë reflektonte në mënyrë përfekte vlerësimin tonë kundrejt tij, por nuk e pranoi’.
Lista e klubeve të interesuara për austriakun është e gjatë; Juve ntus, Psg, Real Madrid, Manchester City. Pengesa e madhe është paga e lartë që do të kërkojë Alaba; 15 milionë Euro në sezon.
Sfidanti.al