E turpshme, në ditën e funeralit, grabitet banesa e Paolo Rossit

Në ditën e funeralit të zhvilliar në Katederalen e Vicenzës, ndërsa e gjithë Italia i jepte përshëndetjen e fundit Paolo Rossit, disa keqbërës grabitën banesën e pablitos ne Bucine, fshat toskan në provincën e Arezzos. Ai që kuptoi gjithcka ishte një mik i familjes që pasi e gjeti shtëpinë në një rrëmujë totale, njoftoi menjëherë forcat e rendit. mes sendeve që mungonin ishin disa bizhuteri ku ishte edhe një orë e Rossit, ndërkphë që duket se nuk janë prekur objektet e kujtimeve sportive

‘Deshën t’i hidhnin baltë edhe në ditën kur e gjithë Italia qante. Mund të kenë marrë 100 mijë Euro dhe mua nuk do të më bëhej vonë për asgjë. Është gjesti që më shokoi-ishin këto fjalët e thëna nga bashkëshortja e Rossit, Francesca për QN. Për këtë ngjarje foli edhe kryetari i bashkisë së Firenzes, Nardella.

‘Një akt i ulët dhe i neveritshë për të cilin nuk mund të mendohej. Forcat e rendit të bëjnë gjithcka për të gjetur përgjegjësit.Shpreh solidaritetin dhe i jam pranë familjes së Paolo Rossit-tha Nardella”.

sfidanti.al