Tronditet Ajaksi. Quincy Promes u arrestua nga policia pasi dyshohet për plagosje të rëndë me thikë. Sulmuesi holandez, duket se është autori i një sulmi me pasoja plagë të rënda fizike, një krim ky që dënohet deri në 4 vjet heqje lirie. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘De Telegraaf’, 28 vjecari gjendet në burg dhe do të duhet që të qëndrojë maksimumi tre ditë, por kjo gjendje arresti mund të zgjatet.
Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit korrik, kur futbollisti i Ajaxit organizoi një festë të madhe në një magazinë të ndërmarrjes së familjes në Abcoude. Media holandeze bën të ditur se Promes u përfshi në një debat të ashpër me një prej familjarëve për arsye që janë të panjohura dhe e ka goditur me thikë. vetëm ndërhyrja e personave që po kalonin bënë që të evitohej tragjedia, ndërkohë që viktima e bëri denoncimin përpara një muaji.
sfidanti.al