Nuk ka histori gara e fundit e Botërorit të Formula 1. Pasi i mohoi Mercedesit të realizojë ‘en plein’ të pole position, Max Verstappen dominon edhe garën në pistën e Yas Marinës duke e fituar atë me një lehtësi carmatosëse, i pashqetësuar aspak nga rivalët e tij.
Menjëherë pas holandezit në vendin e dytë u pozicionua Valtteri Bottas, ndërkohë që ‘zhgënjeu’ Lewis Hamilton që e kaloi i treti vijën e finishit të kësaj gare të fundit të këtij sezoni. Një rezultat ky që i dha mundësinë Bottas të shpallet nënkampion i botës. Në vendin e katërt u rendit Alexander Albon i ndjekur nga Norris e Sainz me McLaren që kalon Racing Point në vendin e tretë për konstruktorë.
Ferrari ashtu sic e nisi ashtu edhe e mbylli kampionatin duke zhgënjyer totalisht tifozët e tij me Leclerc dhe Vettel që nuk shkuan më shumë se vendi i 13 dhe 14 në garën e Abu Dhabit.
sfidanti.al