Mbape arrin Roshetonë, por Kavani është larg: Të shënoj një herë në Champions!

Ishte i paracaktuar si “djali i mrekullive” dhe nuk po zhgënjen. Kilian Mbape mbërriti në 100 gola për Paris SG, në vetëm 137 ndeshje të luajtura, dhe kjo gjë ndodhi vetëm në rreth 3 vjet. Që kur u transferua nga Monako në kryeqytet në 2017, sulmuesi i Francës ka qenë i papërmbajtshëm dhe në kaq pak kohë mbërriti një emër të njohur si Dominik Rosheto, ish-lojtar i kombëtares së Francës së viteve 80-të që i shënoi 100 golat në shumë më tepër ndeshje, 254.

Përpara tij mbeten vetëm Pauleta me 109 gola (211 ndeshje), Zllatan Ibrahimoviç me 156 (180 ndeshje) dhe rekordmeni Edinson Kavani me 200 gola në 301 ndeshje. “Kavani është shumë larg, – theksoi Mbape pas fitores 3-1 në fushën e Monpeljesë në kampionat, – unë duhet të medoj për diçka më parë, që të shënoj këtë mesjavë në Champions”. PSG ka nevojë të fitojë me Bashaksehirsporin për t’u kualifikuar në turin e dytë. Në Ligën e Parë nuk ishte Nejmar, ndërsa golat u shënuan nga Dagba, Kean dhe Mbape.

Sfidanti.al