Vëllai i Cristiano Ronaldos, nën hetim për mashtrim

Vëllai i Cristiano Ronaldo, Hugo Dinarte Santos Aveiro është nën hetim me akuzën për mashtrim. 45 vjecari portugez është përfaqësuesi ligjor i kompanisë  Mussara Lda për merchandisingun e yllit të Juventusin. Cështja lidhet me licencës për prodhimin e fanelave të Juventusit me markën Cr7 Museum, muzeu i Madeirës  që i është dedikuar sulmuesit

Kompania torineze Pegaso nënshkroi akordin me atë të vëllait të Ronaldos për licencën e prodhimit të fanelave për 500 mijë Euro, para që u arkëtuan nga Mussara dhe prodhimi nisi. Por më pas nisi një përplasje ligjore me Juventusin(fanelart shumë të ngjashme me ato të Adidas); Pegaso këmbëngul se mori miratimin nga Mussara, por kjo e fundit mohoi.

Prodhimi i fanelave u ndërpre dhe u modifikua me 13 mijë fanela të blera nga vëllai i Ronaldos me 4 Euro për t’u shkatërruar. Por Pegaso zbuloi se këto fanela në të vërtetë u shitën në muzen e Funchal me 40 Euro. Pikërisht për këtë u bë denoncimi për mashtrim për vëllain e Cristiano Ronaldos me futbollistin që nuk ka aspak të bëjë me këtë cështje që po hetohet nga prokurorja e Torinos, Laura Longo

Sfidanti.al