Napoli, klerikët kundër Stadiumit Maradona: Duhet të mbajë emrin San Paolo

Rruga për t’i vënë emrin e Maradonës stadiumit San Paolo të Napolit nuk është pa pengesa dhe vështrirësi. Në fakt është më mirë të thuash se vullnetit  dhe dëshirës së të gjithë tifozëbve të Napolit, i kundërvihen klerikët napoletanë të cilët kundërshtuan idenë e vendosjes së emrit të Maradonës impiantit napoletan nëpërmjet një letre të shkruar nga don Salvatore Giuliano, prifti i Bazilikatës së San Giovanni Maggiore dhe që iu drejtua kardinalit Sepe

‘Stadiumi San Paolo t’i mbetet Shenjtit që na solli Jezusin. E ndjej me përulje përgjegjësinë e madhe t’jua them-shkruane Don Salvatore Giovanni-më duket me të vërtetë e trishtueshme se ndërsa të pushtetshmiot fshijnë emrat dhe shenjat e besimit në qytetet tona, ne kristianët qëndrojmë në heshtje ose akoma më keq,  i mbështesim. Këshilli i dekanëve mund të shqyrtojë nnjë propozim për një stadium me dy emra që është me siguri më i ekulibruar’.

Me pak fjalë është një kompromis që mund të shpëtojë besumin dhe në të njëjtën kohë lejon që të nderohet kujtimi i Diego Armando Maradonës. Por pavarësisht kësaj përpjekjeje, Këshilli Bashkiak i Napolit  aprovoi në unanimitet që emri i ri i Stadiumit të Napolit të jetë ‘Diego Armando Maradona’ për të nderuar futbollistin më të madh të të gjitha kohërave dhe që me talentin dhe magjinë e tij nderoi skuadrën e Napolit

Sfidanti.al